Connect with us

Kosovë

Reagon ministri Peci pasi që kamarieri nxorri të miturën me dhunë nga lokali, në prezenc të tij! I përgjigjet “Pacollit dhe rugovistëve të Hashimit”

Publikuar

me

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me kritikat që i mori për shkak se në lokalin ku po pinte kafe një vajzë po i kërkonte lëmoshë dhe punëtori i lokalit e largoi vajzën me forcë nga vendi ku po qëndronte ministri.

Peci është distancuar nga sjellja e punëtorit të lokalit dhe thotë se nuk është përgjegjës për veprimet e njerëzve të moshës madhore.

Por thotë se kur ka qenë në lokal vëmendjen e ka pasur tek bashkëbiseduesi e jo të i gjithë lokali.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali, ka shkruar ai në Facebook. “Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

Ministri i Bujqësisë mendon se sulmet i ka pasur siç i quan ai “rugovista të Hashimit”.

Thotë se disa njerëzve dhe grupeve është duke i penguar puna e tij.

“62 milionë euro këtë vit nuk shkuan në xhepat e atyre që blinin xhipa të zinj por tek bujqit e vërtetë të Kosovës e kjo siç shihet po iu pengon disave ashtu siç po iu pengojnë 26 milionë euro të projekteve të granteve që nuk shkuan tek shokët e tyre apo edhe denoncimi i keqpërdorimeve të shumta me pronat e Ministrisë së Bujqësisë”,  ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se është mbështetës i komuniteteve joshumicë.

“Përkrahja per komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Express

Postimi i plotë:

Reklama