Reagon ashpër Maloku: “Eskobari, do me na dal ma i zi se Grenelli..”

1 minute, 23 seconds Read

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar në lidhje me Asociacionin.

Deklaratën e Escobarit se, “Asociacioni është një detyrim ekzistues dhe duhet të zbatohet”, Maloku e ka quajtur tejet skandaloze, duke shtuar se edhe po ta kishte gjithë veriun trashëgimi nga babai, ai s’duhej të shprehej në këtë mënyrë.

“Po krejt veriun e Kosovës me ia pas lënë në amanet këtij diplomati amerikan, babai i tij trashëgimi. Ai s’do duhej të deklarohej në këtë mënyrë!?-“ ka shkruar Maloku.

Më tej Maloku ka vazhduar duke thënë se, “Kosova, s’është as Afganistan e as Kurdistan, ku mund te ndërrohen njerëzit sa herë që të dëshironi! Kosova,o i nderuar e ka një, qeveri legjitime e (keqe e mirë, qikjo që është, me 51% elektorat) legale që është zgjedhur përmes votës së lire.”

Maloku në shkrimin e tij ka kujtuar edhe Richard Grenell, duke thënë se edhe ai kishte lobuar për Zajednicën përmes “kanaleve” të tjera, por kishte dështuar.

“Ai djaloshi…para teje Z. R. Grennell loboj kogja shumë ta kontrabandoj te njëjtën Zajednicë, përmes “kanaleve” tjera, por dështoi!”- ka thënë Maloku, duke shtur se Amerika nuk “tregton” me askënd në botë, kur janë në pyetje interesat e saj strategjike e gjeopolitike.

“Amerika, është shumë më superiore se që duket; shumë më serioze, se që mund të paramendohet; shumë më e fortë se që e prezantojnë; Palmer, Grenell, Escobar dhe së fundi edhe Kris.Hill…!”- ka përfunduar Fadil Maloku.

Publikime te ngjashme