Kosovë
Reagojnë nga Ambasada e SHBA-së: Homofobia nuk zë vend në shoqëritë demokratike
I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka reaguar për raportimet në media lidhur me martesën e vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.
Giacobbe ka thënë se homofobia dhe format e tjera të diskriminimit nuk zënë vend në shoqërinë moderne e demokratike.
“Homofobia dhe format tjera të diskriminimit urrejtës s’kanë vend në shoqëritë moderne, të shumëllojshme e demokratike. Ne të gjithë ndajmë përgjegjësi të barabarta për të siguruar që çdo e drejtë themelore njerëzore e secilit person janë të mbrojtura dhe të respektuara”, ka shkruar ai./Lajmi.net
Homophobia and other forms of hateful discrimination have no place in modern, diverse, democratic societies. We all share equal responsibility to ensure every person’s fundamental human rights are protected & respected. https://t.co/4UaeRYYrTj
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 4, 2022
