fbpx

Reagimet pas dështimit të marrëveshjes Kurti-Vuçiç

HomeLajmeKosovë

Reagimet pas dështimit të marrëveshjes Kurti-Vuçiç

Bashkimi Europian propozoi sot që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës.

Ky vendim u mor në takimin e të hënës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kurti deklaroi se propozimi ka qenë i papranueshëm. Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar diplomatin Borrell.

Ajo ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë, ndërsa kritikoi Borrell, i cili ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes.

“Ne dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë. Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”, u shpreh Borrell.

Vuçiç ndërkohë sqaroi se nuk ka ndodhur asnjë tragjedi ama pranoi se kjo nuk do të jetë një periudhë e lehtë. Presidenti serb i cilësoi të paqarta arsyet që çuan në mosmarrëveshje me Kurtin.

Ramush Haradinaj ka reaguar gjithashtu duke thënë se është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve.

Nga ana tjetër zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën se Bashkimi Europian nuk ka hequr dorë nga propozimi fillestar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i mbështetur nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja.