fbpx

Rasti i vdekjes së foshnjës në Gjinekologji: Infermierja i informoi gabimisht prindërit

HomeLajmeKosovë

Rasti i vdekjes së foshnjës në Gjinekologji: Infermierja i informoi gabimisht prindërit

Një keqinformim nga infermierja ka shkaktuar një skandal në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Mbrëmë rreth orës 22:00 janë kryer dy lindje cezariane, njëra me foshnjë të gjallë dhe tjera me foshnje të vdekur. Kjo e dyta ishte rast urgjent me gjakderdhje të rëndë, shkruan Gazeta Shneta.

Foshnjet kanë lindur rreth orë 22:10 me vetëm pak minuta diferencë. Kjo ka bërë që një infermiere e Klinikës së Neonatologjisë t’i ngatërrojë gjërat që çuan deri në skandal.

Infermierja e merr foshnjën e lindur të gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal. Por tek pjesa ku presin baballarët për t’u informuar, infermierja e ngatërron babain e foshnjes së lindur të gjallë, me atë të foshnjës së vdekur.

Ajo i thotë se foshnja juaj me gjini mashkullore ka lindur mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë sepse personit i kishte lindur foshnja e vdekur dhe ishte e gjinisë femërore.

Këtë situatë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai ka thënë se një person i paautorizuar, në këtë rast infermierja e Neonatologjisë, e ka marr përsipër që t’i njoftoj palët pa të drejtë dhe i ka ngatërruar prindërit.

“Ka ndodhur një keqinformim nga një person i paautorizuar që të jap informacione tek palët. Rasti ka ndodhur mbrëmë kur një shtatzënë është futur urgjent në sallë sepse ka pasur gjakderdhje të rëndë. Këto raste janë të rëndë edhe për vendet e zhvilluara, rrallë shpëtojnë foshnjet. Ekipa kujdestare e ka bërë maksimumin por foshnja nuk është arritur të shpëtohet”, ka deklaruar Ndrejaj.

Ai ka shtuar se infermierja e ka ngatërruar prindin e fëmijës duke i dhënë informacion se foshnja është mirë, por në fakt ai kishte qenë prindi i foshnjes që kishte lindur e vdekur.

“Kanë qenë dy lindje në të njëjtën kohë. Janë kryer me vetëm disa minuta diferencë dhe këtu ka ndodhur keqkuptimi”, ka deklaruar Ndrejaj. Ai ka thënë se pret të merren masa ndaj infermieres pasi kanë urdhëresë nga menaxhmenti i SHSKUK-së se kush dhe cilët janë profesionistët që janë të autorizuar të japin informacione për palët, gjë që në këtë rast nuk është respektuar.

Pasi ka ndodhur ky keqkuptim, prindi i foshnjes së vdekur e ka thirrë Policinë e Kosovës me dyshimet se foshnja e tij është ndërruar ose mund të ketë ndodhur ndonjë lëshim tjetër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit lidhur me rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

x