Rashiq tregon se që nga viti 2013 secila qeveri në Kosovë ka bashkëpunuar shumë ngushtë me Listën Serbe

1 minute, 22 seconds Read

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se Lista Serbe nuk është demokratike dhe si e tillë nuk i përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë.

Ai deklaroi se kjo parti është fuqizuar falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me liderët e Kosovës, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti.

”Secila qeveri nga viti 2013 brenda pushtetit të saj e ka pasur Listën Serbe dhe me një bashkëpunim shumë të ngushtë, jo vetëm në formën që të ketë një strukturë të përfaqësuesve serb, por ka qenë më e fuqishme që duke nisur nga pozitat brenda qeverisë, por edhe jashtë qeverisë që kanë reflektuar në formë të bashkëpunimit lokal”, tha Rashiq në Rubikon.

Rashiq tha se Lista Serbe ka manipuluar edhe me rezultatet e zgjedhjeve në komuna dhe për këtë fajin ia la Prishtinës.

”Nuk i fajësoj aq shumë Beogradin, ose Brukselin që po ashtu ka përgjegjësi, e fajësoj më shumë Prishtinën, ose pushtetin aktual, sepse i mundësohet që të kemi dalje në zgjedhje 98% në Leposaviq, ose Zveçan. Votimi në Graçanicë është sikur kolonë ku kërcënohen nga institucionet kosovare, nuk po them nga institucionet e Serbisë, duke nisur nga skemat sociale, vendet e punës, e shumë forma të ndryshme, kështu që ky është problemi i pushtetit ose establishmentit politik që në atë kohë ka pasur pozita, nga kryeministri e më poshtë. Mund të supozoj se ka pasur interesa jo vetëm institucionale, por edhe më gjerë, ndoshta edhe më shumë, ndoshta përftime personale, ndoshta përfitime ekonomike”, tha Rashiq.

Publikime te ngjashme