fbpx

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian Von Cramon, e mirëpret ardhjen e ambasadorit e ri amerikan në Prishtinë!

HomeLajmeKosovë

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian Von Cramon, e mirëpret ardhjen e ambasadorit e ri amerikan në Prishtinë!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të ShBA-së, Jeff Hovenier.

Viola von Cramon ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili të hënën ia ka dorëzuar letrat kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirë se erdhët në Prishtinë ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – ShBA”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ambasadori Hovenier është shprehur i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.

“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, ka shkruar ambasadori amerikan në llogarinë e vet në “Twitter”.

COMMENTS

x