fbpx

Raportohen edhe dy raste infektimi për herë të dytë me Covid-19 në Evropë

HomeLajmeBota

Raportohen edhe dy raste infektimi për herë të dytë me Covid-19 në Evropë

Dy pacientë evropianë, një në Belgjikë dhe një në Holandë, janë infektuar dy herë nga koronavirusi, thonë virologët.

Virologu belg Marc Van Ranst i tha VRT News se një grua belge u infektua së pari në mes të marsit, pastaj përsëri në qershor. Simptomat e saj ishin të lehta mjaftueshëm për të shmangur shtrimin në spital, sipas Van Ranst.

“Ne ishim në gjendje të vërejmë gjenomet e njëjta të virusit në të dy rastet”, tha infektologu Van Ranst në një intervistë televizive të hënën mbrëma. “Sidoqoftë, ekziston një dallim i madh ndërmjet virusit të parë dhe të dytit”.

Në anën tjetër, një pacient tjetër u infektua dy herë në Holandë, bëri me dije virologu Marion Koopmans për NOS, transmetuesi kombëtar holandez.

Koopmans tha që ishte një “pacient i moshuar me një sistem imuniteti të dobët”, sipas NOS. Koopmans konfirmoi për NOS se profilet e ARN-së të dy viruseve që infektuan këtë pacient dallonin po ashtu.

Lajmi vjen pasi një burrë 33-vjeçar që jeton në Hong Kong u raportua të ketë pasur Covid-19 dy herë këtë vit, sipas hulumtimeve paraprake.

COMMENTS

x