fbpx

Ramabaja thotë se PDK’në dhe një pjesë të LDK’së i udhëheqë Elmi Reçica

HomeLajmeKosovë

Ramabaja thotë se PDK’në dhe një pjesë të LDK’së i udhëheqë Elmi Reçica

Profesori Sadri Ramabaja ka folur për opozitën në vendin tonë. Në studion e Pressing në T7, Ramabaja tha se është Elmi Reçica ai i cili udhëheq PDK’në dhe një pjesë të LDK’së. Tha se në Kosovë s’ka opozitë.

“Për mua si njohës i mirë i që të tri këtyre formacioneve që defakto për shumë çka janë një dhe është marrë që del me emrin lëvizja për Republikën ose me çfarëdo emri tjetër, sepse është një e djathtë që ka një specifikë sepse liderët e tyre defakto s’janë liderët realë. Personi që ishte në Zvicër për shembull është ai që defakto drejton Partinë Demokratike. Është fjala për Elmi Reçicën”, tha Ramabaja.

“Unë mendoj se ai e udhëheq komplet Partinë Demokratike madje dhe një pjesë të LDK’së. Ky është fenomeni i opozitës sot, prandaj është problematike sepse defakto ende s’kemi opozitë”, shtoi Ramabaja.

“Opozitë në Kosovë s’kemi ende”, shtoi ai.

x