fbpx

Ramabaja për Xhavit Halitin: “Ai është zëdhënës i radikaleve serb”

HomeLajmeKosovë

Ramabaja për Xhavit Halitin: “Ai është zëdhënës i radikaleve serb”

Profesori Sadri Ramabaja, e ka sulmuar ashpër deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti.

Ramabaja përmes një postimi në Facebook, Halitin e ka “identifikuar si zëdhënës të radikalëve serb”.

Ky reagim i Ramabajës erdhi pasi, Haliti ka thënë se në ditën kur fillohet me gjoba për targat në veri, atëherë serbët do të përgjigjen me djegie të institucioneve të Kosovës.

Sipas Ramabajës, deklarata e Halitit tregon degradimin moral e politik të një pjesë të politikanëve që dikur sipas tij, thirreshin në vlerat e UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

XH.Haliti: “Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai.

Koment: Paralajmrimi i deputetit të PDK-së identifikohet keq me atë të zëdhënësve të Radikalëve serb; si i tillë ai flet për degradimin moral e politik të një shtrese politikanësh që dikur thirreshin shumë në vlerat e UÇK-së.

Këtë sortë politikanësh Noli ynë i madhë i pat fshikulluar me poezinë e tij antologjike “Marshi i Barabait”, që përfundon me vargun kuptimplotë:

“Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!”