Kosovë
Rama publikon foto-albumin nga vizita në Kosovë: Faleminderit nga zemra për mikpritjen fantastike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foto-albumin nga vizita e tij dyditore në Kosovë.
Rama ka falenderuar për, siç ka thënë, mikpritjen fantastike, shkruan Reporteri.net.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mikpritjen fantastike❤️”, ka shkruar Rama.
Pjesë e këtij albumi janë edhe fotografitë nga vizita në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.







