fbpx

Rama: Procesin e ndërtimit të Xhamisë më në fund e kemi vënë në binarët e duhur

HomeLajmeKosovë

Rama: Procesin e ndërtimit të Xhamisë më në fund e kemi vënë në binarët e duhur

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur pasi procesin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, siç ka thënë ai, më në fund e kanë vënë në binarët e duhur.

Përmes një postimi në Facbook, Rama ka thënë se qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme.

Postimi i plotë:

Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur!

Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!

COMMENTS

x