Kosovë
Rama prezanton gjysmën e kabinetit qeverisës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka bërë të ditur përbërjen e një pjese të kabinetit të tij që do ta udhëheqë kryeqytetin për katër vjet.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se me këtë ekip do të drejtojë procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
Pjesë e kabinetit të tij është infektologu Izet Sadikaj, i cili është drejtor i Shëndetësisë, vajza e veprimtarit Anton Çetta, Donika, e cila është drejtoreshë e Parqeve, si dhe Doruntinë Maloku, që është drejtoreshë e Pronave, është e bija e gazetarit Enver Maloku.
Përbërja e plotë e kabinetit:
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. . Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
