fbpx

Rama: Nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, çështja e dokumenteve me Serbinë do të zgjidhej moti

HomeLajmeRajoni

Rama: Nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, çështja e dokumenteve me Serbinë do të zgjidhej moti

Katër marrëveshje janë nënshkruar në Beograd në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur. Megjithatë, edhe në këtë takim, temë kryesore ishte sërish Kosova. Përkatësisht marrëveshja për lëvizjen vetëm me letërnjoftime që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë nisjes së konferencës deklaroi se meritat për marrëveshjen Kosovë-Serbi i takojnë edhe Ballkanit të Hapur.

“Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë ditë e keqe për Ballkanin. Për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi të keq për tension për konflikt e rrezik lufte. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur, dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë. Të shikojmë përpara, të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri-tjetrin, të kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Rama.

Ai tha më tej se nëse Kosova do të ishte pjesë e Ballkanit të Hapur çështja e dokumenteve do të zgjidhje, siç tha ai, me kohë.

“Nuk thashë që e zgjodha unë këtë. Janë këto rrugë që po jetëson Ballkani i Hapur, dhe sfondi i zgjidhjes së djeshme, ia kam thënë presidentit veç, ka konfirmuar qasjen e presidentit Vuçiq në raport me lëvizjen e njerëzve. Kjo është ajo që unë thashë. Nëse Kosova do të ishte e ulur në Ballkanin e Hapur dhe nuk do të refuzonte në mënyrë konstante dhe në mënyrë të gabuar për të, kjo çështje do ishte zgjidhur me kohë”, tha Rama.

x