fbpx

Rama në prani të Kurtit për Hashim Thaçin: Më ka marrë malli

HomeLajmeShqiperi

Rama në prani të Kurtit për Hashim Thaçin: Më ka marrë malli

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, në përgjigjet ndaj gazetarëve, foli për vizitën e tij në Hagë.

Ai tha se në formularin para se të hyjë në Hagë ka shkruar “më ka marr malli” dhe “kjo është e vërteta”.

Ai këtë deklaratë e bëri në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti.

“Kur kam plotësuar formularin, aty kishte një pyetje për çfarë arsye do ta takosh, aty kam shkruar me gërma gravitale ‘më ka marrë malli’, dhe kjo është e vërteta. Kështu që ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të takohem me prindërit dhe familjen e tij”, ka thënë Rama.

COMMENTS

x