fbpx

“Rama në Kosovë si misionar i Beogradit”, Berisha: I është ngarkuar detyra të rrëzojë qeverinë Kurti

HomeLajmeShqiperi

“Rama në Kosovë si misionar i Beogradit”, Berisha: I është ngarkuar detyra të rrëzojë qeverinë Kurti

Kryetari i PD dhe ish Kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook thotë se Edi Ramës i është ngarkuar detyra, në nje akt te ri antishqiptar, për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Berisha shprehet se dënon misionin antishqiptar të Edi Ramës si dhe paralajmëron Vuçiç të heqi dorë nga skenaret e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Rames te ngarkuar nga Beogradi, paraljameroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Rama ne Kosove si misionar i Beogradit!

Te dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit ku presidenti i sebomadhise Aleksander Vuçiç me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te procesit te Berlinit duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsguente kunder projektit ruso -serb te Ballkanit te Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguence interesat e kombit shqiptar por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon.

Me kete rast duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroj vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar.

COMMENTS

x