fbpx

Rama: “Me dronët që do marrim nga Turqia do godasim sipas nevojave, jetojmë në një kohë të paparashikueshme..”

HomeLajmeShqiperi

Rama: “Me dronët që do marrim nga Turqia do godasim sipas nevojave, jetojmë në një kohë të paparashikueshme..”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se dronët e blerë nga Turqia, mund të përdoren edhe për goditje, në rast se do të jetë e nevojshme.

Në një intervistë për emisionin “Now’ në Euronews Albania, Rama u shpreh se koha që jetojmë është e paparashikueshme.

“Fillimisht do blejmë tre, pastaj tre të tjerë. Na duhet për gjithçka. Na duhen për luftën kundër krimit, për mbrojtjen e mjedisit, zjarret, bujqësinë, ndërtimet pa leje, për ruajtjen e gjithë burimeve. Na duhen edhe në rast se do të jetë nevoja, edhe për goditje. Koha që jetojmë është e paparashikueshme, tanimë”, theksoi kreu i qeverisë.

“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të marrë Shqipëria. I pari shërben për përdorim civil, është super-inteligjent, i ndërtuar dhe specializuar për misione zbulimi.

Ky dron ka aftësi të lëvizë me shpejtësi 80 kilometra në orë, të komandohet në një distancë deri në 150 kilometra, të qëndrojë në ajër në lartësi të mëdha për disa orë dhe të përcjellë pamje me rezolucion të lartë në kohë reale.