Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Në reagimin e tij në rrjetin social “FacebooK”, Rama ka akuzuar Qeverinë Kurti për këtë anulim, meqë thotë se e kanë zvarritur procesin.
“Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.” , shkroi Rama.
COMMENTS