fbpx

Rama i del sërish në mbrojtje Vuçiqit në lidhje me Rusinë

HomeLajmeShqiperi

Rama i del sërish në mbrojtje Vuçiqit në lidhje me Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

Deklaratën, Rama e dha për gazetën holandaze “De Volkskrant”, ku u pyet se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian me Serbinë, pasi Beogradi zyrtar nënshkroi kontratë të re për hidrokarbure me Rusinë.

“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur”, theksoi kreu i qeverisë së Shqipërisë.

Sipas Ramës, lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin dhe madje të çojë në konflikt të hapur.

COMMENTS

x