fbpx

Rama e Abazoviq takohen me Zelenskyn në Kiev, publikohen pamjet

HomeLajmeRajoni

Rama e Abazoviq takohen me Zelenskyn në Kiev, publikohen pamjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po qëndrojnë në Ukrainë.

Ata para pak minutash janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e takimit.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.

Më herët gjatë ditës, Rama e Abazoviq kanë vizituar edhe zonat e shkatërruara nga lufta në kryeqytetin ukrainas.

COMMENTS

x