Rakiq pas takimit me Hovenier thotë se Qeveria e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, i bashkohemi opozitës për ta rrëzuar

HomeLajmeKosovë

Rakiq pas takimit me Hovenier thotë se Qeveria e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, i bashkohemi opozitës për ta rrëzuar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha pas takimit me ambasadorin amerikan, Jefferey Hovenier, se i dëgjoi me vëmendje porositë e tij për çështjen e reciprocitetit, por se sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Rakiq për Klan Kosovën deklaroi se me ujdinë e Brukselit, ndalesat eventuale mund të vlejnë vetëm për palët e treta që hyjnë në Kosovë, ose për ndonjë makinë me targa të Serbisë, por jo edhe për ato të serbëve të Kosovës.

Ministri për Kthim dhe Komunitete tutje shtoi se Lista Serbe e synon rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe se për këtë qëllim bëri me dije se rreshtohet edhe me opozitën.

Ai, pranoi se me kryeministrin Kurti, nuk e ka pasur asnjë takim gjatë dhe pas zhvillimeve të 31 korrikut e 1 gushtit në veri të vendit.

COMMENTS

x