Rakipi e Fevziu komentojnë përkrahjën e ‘çmendur’ ndaj Luizit: “Mos jemi popull që kemi ikur për lesh..?”

1 minute, 12 seconds Read

Big Brother Albania është spektakli më i shikuar i momentit. Qindra-mijëra shqiptarë janë fiksuar pas ekranit, ndërsa Luiz Ejlli, konkurrenti më i pëlqyer ka thyer shifrat e shikueshmërisë.

Një ekspert IT-je tha se mesatarisht një shqiptar sheh 20 apo 30 video të shkurtra të Luizit. Por sipas gazetarit Blendi Fevziu, ky fenomen nuk është një problem aq shqetësues për shoqërinë.

Ndonëse ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se personalisht nuk e ndjek spektaklin dhe nuk mund të japë një mendim për Luizin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Luizi ka shikime sa gjysma e presidentit amerikan. Rama ka më pak, ai ka 4 miliardë, Rama 600 milionë ka. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh, apo?Advertisement

Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur gjithande, kështu ka ndodhur edhe në Greqi, unë e kam parë.

Rakipi: Një popull që mbërthehet i gjithi në kotësi

Fevziu: Para kohësh, një regjisori shqiptar i thashë do shkoj të shoh një ndeshje futbolli. Ai u transformua dhe më tha si do shkosh të shohësh një ndeshje ku luajnë 20 budallenj? Unë e shoh i thashë. Është një fenomen zgjat disa…Unë kam një gjë tjetër me shoqërinë shqiptare

Rakipi: Unë mendoj që ne kemi ikur për lesh, ose kështu kemi qenë. Pse e duan shqiptarët Luizin?

Fevziu: Nuk e di, s’e kam ndjekur. Nuk di gjë. Realisht nuk kam asnjë ide.

Publikime te ngjashme