Connect with us

Bota

Raketa ruse shkatërrohet në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Kievit

Publikuar

me

Ushtria ruse ka kryer sot sulme ajrore mbi Kiev, por ukrainasit ishin të përgatitur për më të keqen.

Një video amatore shfaq momentin, kur raketa gjigante e rusëve shkatërrohet në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Kievit.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin raketën duke fluturuar me shpejtësi të madhe, dhe pak momente para se të përfundonte mbi objektivin e paraparë shkatërrohet nga mbrojtja kundërajrore.

Po të mos ishte ky intervenim i saktë i ukrainasve, dëmet sigurisht se do të ishin të mëdha si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë civile.

Një gjë e tillë është mundësuar pas marrjes së armëve moderne nga vendet e perëndimit, duke bërë kështu që qielli mbi Ukrainë të jetë më i sigurtë nga raketat ruse. /Telegrafi/

Reklama