fbpx

Qumili: Koncentrohu Berat, shpifës, nxitës i urrejtjes, përfitues i partive…

HomeLajmeKosovë

Qumili: Koncentrohu Berat, shpifës, nxitës i urrejtjes, përfitues i partive…

Sevdai Radogoshi humoristi i njohur kosovar ka bërë një reagim të fortë ndaj gazetarit Berat Buzhala duke e quajtur profiter a çka jo tjeter.

Ky është reagimi i tij pa ndërhyrje ndaj Berat Buzhalës duke e titulluar shkrimim e tij me titullin Koncentrohu Berat:

Po jetojmë me shpejtesinë e teknologjisë, portalet kanë pushtuar vendin tonë, si per të mirë ashtu edhe per të keq, si duket kjo e dyta po nxen vend më shumë. Profiteret e klikimeve sot dalin me tituj pompoz- skandaloz për arsyen e vetme “klikim” ku per fat të keq ne vendin tonë të vogel keto portale jane berë nxitesit më të medhenjë (per te keq) ndaj popullates. Në rastin tim gatuan nje titull të ulët, duke nxit përçarje gjakovarë- katunare.

Meqe i detyrohem moralisht dy Komunave,si Klina dhe Malisheva për nje sqarim, atëher lexo, Berat.
Nese e shikoni intervisten time te fundit do te kuptoni nje realitet sado qe mund te mos ju pelqej ku përgjigjja ime ka qene: aktoret e rinje jane inspiruar nga humori i treshi persheshit, e jo nga teatri, sepse ata pas studimeve nuk perfundojne si aktor teatri, por si aktore humori duke u bere pjese neper seriale vendore, qe do te thote se jane rritur duke shikuar humor dhe se me shumë e duan humorin.

Teatrot ne të gjithë boten frekuentohen nga nje publikë e caktuar njerzish, prandaj mos u ofendoni nga realiteti. Me ofendim duhet t’a merrni qe Kosova nuk ka një sallë për opera dhe balet.
Aktoret të cilet kane pas talent per humor-komedi nuk kane qenë të vlersuar si aktor potencial per karrierë ne teater. Prandaj mos t’ju dhemb e vërteta se fundja nuk jemi shoqni aristokrate, ma shumë kemi salla t’darsmave se shkolla e qerdhe.

Se m’keni bo pak edhe me keshë kur keni shkru “kritik teatri”, por keq qe nuk po t’a kuptojnë humorin ty krejt, nejse. Një komediani si puna ime nuk i nevojitet shkolla, krejt çka i duhet është puna të cilen e kam të dëshmuar dhe nuk ofendohem nëse nuk kam diplomë, sidomos nga gazetar të cilët nuk e kanë vet shkollen për kritik arti të kryer.

Nuk jam prekur aspak nga shkrimet e portaleve sepse e di nga kush u nis e gjith kjo, dhe nuk është me rendesi çka kane shkruar, por kush ka shkruar.

Ti disa herë e ke sulmuar Gjakoven me të tilla shkrime duke nxitur debate qytet e fshat, edhe duke derguar gazetar nga televizioni yt, por kjo nuk është ajo cka ty vërtet të shqetson, por ty të dhemb se Gjakova gjithmon ka kultivuar shqiptarizem dhe kët ti nuk e duron. Sikur herën e fundit kur u dogj flamuri serb në sallen sportive të Gjakoves dhe shkrimi juaj ne portalin tuaj u be lajm ne Serbi.
Me ftuat mysafir ne shtëpin tende (televizion) dhe erdha, pastaj me pret mbas shpine ne bese ne shtepin tende! Ky je ti.

Ti po i ofendon Gjakovarët e jo mua, Gjakova nuk është veq e imja por edhe e Sulejman Vokshit, Bajram Currit, Dah Polloshkes, Emin Durakut, Asim Vokshit, Mahmut Bakallit, Ali Podrimjes, Hadi Shehut etj.

Koncentrohu, Berat!

Heren tjeter kur bëni shkrime dhe qëllim keni urrejtjen, perqarjen, ju lutem mbledhni material të mjaftueshem nga karriera ime dhe lidhjet e mija me katun. Është turp një gazetar me e nxon gjumi orën e parë të ligjerates, ku detyren e parë mësohet informacioni.

Sa i përket shkrimeve të disa individeve si ekspert humori, është e drejtë e çdo kujt të shprehë mendimin dhe pelqimin për cilindo artist apo zhaner humori. Është thjesht çështje shijesh.

Berat, ti i vogel je me u marr me mu, sepse aq shumë kam bo unë humor ka pas rast njerzt prej gazit madh kanë ra n’bunar.

Berat une jom moti ktu! Tjeter here, plakit mos ja ngofsh fjalen ngoja pordhen.

Hajt tash shko boni edhe do statusa me emer temin e me temen qytetar e katunar, merri do klikime.