fbpx

Qeveria në mbledhje n e sotme merr dy vendime, ndan 19 milionë euro

HomeLajmeKosovë

Qeveria në mbledhje n e sotme merr dy vendime, ndan 19 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Në një komunikatë për media, Qeveria ka bërë të ditur se në dy vendime të ndara, ka ndarë 19 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin  e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​ /ln