fbpx

Qeveria me plan për subvencionim të faturave të energjisë, bazuar në kursimin që bëhet

HomeLajmeKosovë

Qeveria me plan për subvencionim të faturave të energjisë, bazuar në kursimin që bëhet

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media kanë treguar për planin për subvencionim të energjisë elektrike, me të cilën një pjesë e faturës do të subvencionohet, në bazë të asaj se sa kursejnë qytetarët energji, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Subvencionimi bëhet për secilin që kursen dhe shpenzon më pak energji sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për shembull, nëse një familje ka shpenzuar 1000 kilowat në orë shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa për këtë muaj hargjon 900 kw për orë, parashihet se ka pas reduktim 10 përqind, për këtë përqindje do ta mbështesim në subvencionimin e faturës në vlerë prej 20 përqind”, ka thënë Murati, transmeton Klankosova.tv.

“Ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të përfitojmë”, shtoi ai, duke bërë thirrje për kursim të energjisë.

x