Kosovë
Qeveria Kurti: Nga 1 shtatori mund të nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve
Ministri i Financave Hekuran Murati ka treguar në detaje se si do të bëhen pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët.
“Pagesat që do të realizohen në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike bëhen në llogarinë bankare të gruas dhe me automatizën përfituesi direkt janë gratë të cilat më pas do të diktojnë mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve”.
“Masa 3.5 në vetvete përfshin pagesat për lehonat dhe shtesat e fëmijëve. Pagesat për lehonat do të ofrohen për të gjitha gratë mbi moshën 18 vjeçare që janë shtetase të Kosovës dhe kanë lindur nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet në dy forma, për lehonat e papunësuara (ato që në ATK në 12 muajt e fundit figurojnë se janë të papuna, para datës së lindjes) për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj. Pagesa për të gjitha lehonat e tjera ( që figurojnë se në 12 muajt e fundit kanë qenë të punësuara) për të cilat mbështetja do të jetë në vlerë të pagës minimale për tre muaj, që është shtesë në kuadër të pagesës që tashmë e marrin si të punësuara që është 70 % e pagës për gjashtë muajt e parë nga punëdhënësi dhe tre muajt e tjerë nga qeveria). Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse përfitojnë aktualisht nga pagesa që u takon sipas ligjit”.
Murati ka thënë se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen
“Kemi thënë që shtesat për fëmijët 0-24 muaj do të jenë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16 vjeçare do të jenë në vlerë prej 10 euro në muaj”.
Ai tha se kjo qeveri ka për synim që të forcojë pozitën e gruas në shoqëri dhe familje.
“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është njëra ndër ndryshimet rrënjësore që kjo qeveri po shtyn përpara. Mbështetja e punësimit të grave, subvenciomi i kredive për bizneset në pronësi të grave, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët janë disa nga mekanizmat që ne si qeveri i kemi ndërtuar për të realizuar këtë ndryshim. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas dhe në këtë mënyrë ngritjen e rolit vendimmarës të saj në familje dhe shoqëri.
