Qeveria i quan të rreme raportimet e medias sllovene që ndërlidhin Kurtin me aferën 100 milionëshe të Berishajt

1 minute, 14 seconds Read

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me raportimet e një media sllovene, Prava.si, e cila në një artikull të publikuar ngrinte dyshime për përfshirjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një aferë korruptive në shumë prej 100 milionë euro.

Kryeziu tha se portali në fjalë, është themeluar nga Luka Pers, të cilin Kryeziu e quan pseudogazetar që sipas tij, deri vonë ka punuar për Nova24TV – “organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë”, ndërsa artikullin e quan të rremë.

“Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Twitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një ‘lajmi’ të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare”.

“Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Twitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, është shprehur Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me artikullin e publikuar në Prava.si, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i kërkoi Qeverisë së Kosovës një shpjegim në lidhje me pretendimet e ngritura.

Publikime te ngjashme