Qeveria i jep leje kryeministres Brnabiq ta vizitojë Kosovën

0 minutes, 53 seconds Read

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pasi ka marrë lejën për vizitë nga autoritetet kosovare, të hënën do ta vizitojë Kosovën.

MPJD ka konfirmuar lejën për këtë vizitë, duke iu referuar marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”, bëjnë të ditur nga ky institucion.

Siç raportuan mediat serbe, Bërnabiq bashkë me Petar Petkoviq, drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do ta vizitojnë Mitrovicën, Zveçanin e Leposaviqin.

“Vizita e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, në Kosovë synon të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave rruga e vetme për të arritur këtë është qëndrimi dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Publikime te ngjashme