Kosovë
Qeveria e Kosovës del edhe me një sqarim për subvencionimin e energjisë elektrike
Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh, do tu subvencionohet 600 kWh i parë.
Qeveria e Kosovës, është sqaruar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike. Rritja e energjisë elektrike do të nisë në muajin shkurt 2022, dhe qeveria ka premtuar 75 milionë euro subvencionime.
Ka publikuar siç thotë ajo, keqinformatat dhe faktet që duhet ditur rreth kësaj.
“Të gjithë qytetarëve, edhe atyre që konsumojnë mbi 600 kWh, do t’u subvencionohet 600 kWh i parë. Tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila tarifë po ashtu do të jetë e subvencionuar nga Qeveria”, thuhet në reagim.
Këtë e ka dhënë si fakt, derisa thotë se ishte keqinformatë që “qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi”.



