fbpx

Qeveria dhe SBAShKU ende pa zgjidhje, Këshilli i Prindërve vihet në lëvizje

HomeLajmeKosovë

Qeveria dhe SBAShKU ende pa zgjidhje, Këshilli i Prindërve vihet në lëvizje

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se janë të indinjuar thellësisht për mos-lëvizjen e palëve drejt dialogut social, konkretisht të Qeverisë dhe SBAShKU-t dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve.

Sipas një reagimi u tha se Këshilli i Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva.

“Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit”, thuhet në një njoftim nga ky këshill.

x