fbpx

Qerim Qerimi zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

HomeLajmeKosovë

Qerim Qerimi zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Profesori i Fakultetit Juridik, Qerim Qerimi do të jetë rektor i Universitetit të Prishtinës.

Ai është zgjedhur sot në pozitën e rektorit të UP-së, si dhe në pozitën e drejtuesit të Senatit.

Ne programin e tij, Qerimi ka paraqitur paraqet një strategji të qeverisjes prej dhjetë pikave për një drejtim të ri të universitetit “përballë sfidave dhe kohëve në ndryshim”. Aty përfshihen veprimet e nevojshme për rritjen e cilësisë së studimeve, të kërkimeve dhe të pozitës ndërkombëtare te UP-së.

Ai synon ta ndryshojë dhe avansojë “bazën juridike të UP-së”, duke filluar nga Statuti e deri te rregulloret që lidhen me integritetin akademik dhe disiplinën. Gjithashtu përfshihen nevoja për ripërtëritjen e personelit akademik dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj me një procedurë “konkurruese dhe rigoroze”, e cila mbështetet në “përfshirjen edhe te profesorëve ndërkombëtarë në procesin e vlerësimit të aplikimeve”.

Sipas prof. Qerimit, “universiteti nuk duhet të bëjë asnjë investim më të rëndësishëm sesa atë për ndërtimin dhe mbështetjen e një personeli akademik të jashtëzakonshëm”.

“Shkenca është e shtrenjtë, por është jashtëzakonisht e rëndësishme. Megjithatë, investimet aktuale nuk arrijnë ta vlerësojnë këtë rëndësi”, thotë ai, ndërsa zotohet për rritjen e investimeve në kerkime dhe inovacion, duke propozuar dhjetë masa konkrete për ta arritur këtë objektiv.

“Ne mund të mos jemi në gjendje të prodhojmë fitues të çmimit Nobel (një propozicion teorik që nuk duhet përjashtuar nga aspiratat e së ardhmes), por kemi çdo arsye për të aspiruar lart dhe për të prodhuar studiues shumë kompetentë dhe konkurrues ndërkombëtarisht”, thekson ai.