Qe gjashtë muaj e infektuar me koronavirus -“Nuk kam ide s’i të shërohem”

HomeLifestyleShendetësi

Qe gjashtë muaj e infektuar me koronavirus -“Nuk kam ide s’i të shërohem”

Monique Jackson thotë se u infektua me koronavirusin që e shkakton COVID-19 në fillim të shpërthimit të pandemisë. Gjashtë muaj pas, ajo ende s’ndihet mirë me shëndet.

Sikur Jackson janë edhe qindra të tjerë. Ende nuk ka asgjë zyrtare se disa të infektuar, si mund të shërohen e të mbesin pa asnjë simptomë. Ajo e ka shfaqur sëmundjen e saj përmes disa ilustrimeve.

Në muajin mars ajo u infektua me COVID-19 porse simptomat i pati shumë të lehta.

Megjithatë, ajo thotë se simptomat e saj meqenëse janë rritur, ato kurrë nuk janë zbutur më. Edhe gjashtë muaj më vonë, ajo po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.

Ajo jeton në Londër. Muajt e fundit thotë se i ka ndryshuar jeta rrënjësisht. Thotë se nuk është dembele, porse mezi gjen fuqi sa për t’i zbritur shkallët në katin e poshtëm.

Jackson u infektua me virus në një tren.

Në dy javët e para thotë se ndihej e lodhur dhe mërzitej aq shumë saqë përtonte të ngrihej edhe nga shtrati. Në javën e dytë, ajo mori oksigjenoterapi.

“Nuk kisha energji të flisja më shumë se me 2 njerëz në ditë”, shton ajo.

Më vonë, thotë se iu shtuan dhimbjet e simptomat.

“Nganjëherë më dukej se kam sulm në zemër”, thotë tutje.

Ajo përmes blogut të saj në Instagram, tregon çdo ditë përballjen me të.

COMMENTS

x