Connect with us

Kosovë

Pyetja e Kurtit për Ganimete Musliu shkakton të qeshura në Kuvend: A dini me m’kallxu çka ju kallxova?

Publikuar

me

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seancë plenare, me ç’rast po zhvillohet debat ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.

Musliu e ka akuzuar Kurtin se nuk po i përgjigjet pyetjeve të saj.

Ndërsa Kurti ka thënë se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të saj dhe pastaj e ka pyetur “a dini me m’kallxu çka ju kallxova?” Unë u përgjigja në pyetjen e juaj dhe unë i’u tregova se cili është qëndrimi dhe mendimi im. A dini me m’tregu çka ju tregova.

Pas kësaj kanë pasuar të qeshurat e deputetëve në Kuvend.

Reklama