fbpx

Putini nis mobilizimin e popullsisë për luftë, Klitschko: Tirani nisi proceset që do ta varrosin

HomeLajmeBota

Putini nis mobilizimin e popullsisë për luftë, Klitschko: Tirani nisi proceset që do ta varrosin

Kryebashkiaku i Kievit ka reaguar pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të popullsisë në luftë. Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Klitschko shprehet se me këtë hap të ndërmarrë sot, lideri rus ka nisur “proceset që do ta varrosin.”

“Mobilizimi i shpallur nga Putini dhe kërcënimet bërthamore nuk do ta ndihmojnë agresorin në përpjekjen e tij për të pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën dhe ukrainasit”, shkroi Vitali Klitschko në kanalin e tij zyrtar Telegram.

“Tirani më në fund nisi proceset që do ta varrosin në vendin e tij. Bota e qytetëruar duhet të kuptojë më në fund se e keqja duhet të shkatërrohet plotësisht, dhe të mos flasë për “negociatat paqeje”, shtoi Klitschko.

x