fbpx

Putini mbetet pa ushtarë, nis rekrutimi: 3 mijë euro për të luftuar në Ukrainë

HomeLajmeBota

Putini mbetet pa ushtarë, nis rekrutimi: 3 mijë euro për të luftuar në Ukrainë

Rusia po kërkon ushtarë me kontratë për luftën në Ukrainë, duke ofruar një pagë mujore afërsisht 3000 euro për ata që pranjonë të bëhen pjesë në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Një njësi speciale parkoi një kamion në një park qendror të Rostovit, një qytet në Rusinë jugore, dje të shtunën dhe kur u hapën dyert e tij u zbulua se ishte një zyrë e lëvizshme rekrutimi.

As Rusia dhe as Ukraina nuk bëjnë të ditur viktimat e regjistruara nga forcat e tyre ushtarake, të cilat inteligjenca perëndimore vlerëson se numërohen në dhjetëra mijëra nga të dyja palët.

Moska nuk e ka përditësuar numrin e saj zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur njoftoi 1,351 ushtarë rusë të vrarë dhe 3,825 të plagosur.
Kremlini tha javën e kaluar se nuk kishte asnjë plan për një mobilizim mbarëkombëtar për të forcuar forcat ushtarake të Rusisë.

Por nisma e rekrutimit tregon se Moska ka nevojë për më shumë ushtarë.

x