Putin për herë të parë shfaqet i vetëm në Kishë për Krishtlindjet Ortodokse

1 minute, 0 seconds Read

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë vetë në një shërbim të Krishtlindjeve të Kishës Ortodokse brenda një katedrale të Kremlinit, në vend që të bashkohej me besimtarët e tjerë në një festë publike.

Është hera e parë që 70-vjeçari shfaqet i vetëm ndërsa e ka shënuar këtë rast në Moskë dhe jo si zakonosht në rajonet përreth kryeqytetit.

Televizioni shtetëror rus shfaqi dy video të drejtpërdrejta brenda Katedrales së “Shpalljes së Praruar” teksa priftërinjtë ortodoksë kryenin shërbimin e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.

Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 6 dhe 7 janar, raporton skynews.

Putini, i veshur me një xhaketë të kaltër dhe një bluzë të bardhë me qafë të lartë, ishte i vetmi besimtar dhe u kryqëzua disa herë përpara se mbulimi televiziv të ndërpritet në një shërbim publik në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës.

Publikime te ngjashme