fbpx

Punonjësi i portit gjendet 30 orë pas shpërthimit, nga detonimi i fuqishëm në Bejrut ka përfunduar në det

HomeBota

Punonjësi i portit gjendet 30 orë pas shpërthimit, nga detonimi i fuqishëm në Bejrut ka përfunduar në det

Një punonjës i portit të Bejrutit i identifikuar si Amin al-Zahed, është gjetur pas 30 orëve të shpërthimit masiv që shembi një pjesë të kryeqytetit të Libanit.

Al-Zahed është gjetur në detin Mesdhe, ku edhe përfundoi pas shpërthimit të fuqishëm. Ai është gjetur i mbuluar në gjak dhe më shumë plagë në trup, kurse ekipet e shpëtimit e kanë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt të Bejrutit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, familja e tij vazhdon të këmbëngul se nuk po mund ta gjejnë. Libanezët po vazhdojnë të kërkojnë më të dashurit e tyre që janë zhdukur pas shpërthimit.

Madje kanë hapur profile të ndryshme në Instagram, ku u kërkojnë të gjithë ndihmë nëse kanë ndonjë informacion për familjarët e tyre./Telegrafi

COMMENTS