Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e lejuar të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Me anë të një komunikate për media, bëhet e ditur se nafta është liruar për 1 cent, çmimi aktual 1 euro e 71 centë.

Ndërkaq, benzina është liruar për 2 centë, çmimi aktual 1.56 centë.

Ndërkaq gasi mbetet njëjtë, 0.78 centë.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.