fbpx

Publikohen pamjet se si një çift nga Vlora tenton të kryen grabitje në argjendari

HomeShqiperi

Publikohen pamjet se si një çift nga Vlora tenton të kryen grabitje në argjendari

Një çift, burrë e grua udhëtuan nga Vlora drejt Shkodrës për të kryer grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër.

Objektivi ishte një argjendari pak metra larg sheshit “Demokracia”. Ora News siguron ekskluzivisht pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Arben dhe Anisa Hoxhaj ndodhen në banakun e argjendarisë ku bëjnë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë. Në një moment gruaja nxjerr nga xhepi i majtë deodorantin dhe ia hedh në sy të dy pronarëve.

Pavarësisht se e kanë të vështirë, burri pronari i dyqanit tërheq fortë kutinë me bizhu duke e lejuar hajdutin të tërheqë kutinë me bizhu dhe të largohet.

Më pas burrë e grua kur e shohin që nuk mundën të vidhnin gjë tentuan të largohen por tek pronarët me shpejtësi kanë dalë nga banaku dhe përleshen me ta duke i penguar që të dalin nga dyqani, siç duket në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News.

Shihet se mes tyre ka pasur dhe një konfrontim fizik me grushte.

Çiftit nga Vlora u arrestua.

“Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë” njoftoi policia.

Drejt spitalit rajonal të Shkodres u dërgua pronari i argjendarisë, për shkak të dëmtimeve të lehta që ka marrë gjatë kësaj përplasje.

COMMENTS

x