fbpx

Publikohen koeficientet në projektligjin për paga, del në konsultim publik

HomeLajmeKosovë

Publikohen koeficientet në projektligjin për paga, del në konsultim publik

Janë bërë publike koeficientet për paga në sektorin publik. Projektligji i shumëpërfolur për paga ka dalë në konsultim publik të enjten.

Projektligji për paga ka për qëllim kryesor ta përcaktojë dhe rregullojë sistemin e pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i shtetit.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës.

Konsultimet publike përfundojnë më 6 tetor.

Në rast të miratimit, ligji hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

Pikërisht ky ligj është përmendur si një nga arsyet përse sindikatat e punëtorëve në sektorin publik kanë hyrë në grevë. Ata kanë kërkuar të jenë pjesë e hartimit të tij, ndërsa deri në hyrjen në fuqi të tij kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në pagë çdo muaj.

Ligji për paga qe miratuar më 2018, por atë kohë ishte rrëzuar për shkak të pabarazisë që pati identifikuar Gjykata Kushtetuese.

Koeficientët në projektligj

Një koeficient është raportuar se ka vlerën e 120 eurove, edhe pse nga zyrtarët është përsëritur në vazhdimësi se vlera e tij përcaktohet në fund, pas përllogaritjes së buxhetit të ndarë për pagat në sektorin publik. Për t’u përllogaritur paga, duhet të shumëzohet vlera e koeficientit me vlerën që do t’i caktohet atij, e që deri tash është përfolur shifra 120 euro.

Raporti i koeficienteve është një me 18, i shpërndarë në 111 nivele. Projektligji parasheh rritje të bazës së pagës në bazë të përvojës së punës, në masën 0.5 për qind çdo vit të plotë pune.

Projektligji parasheh 10 lloje të shtesave që mund të përfitohen.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
Koeficientet e pagave në sektorin e arsimit
” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
Koeficientet e pagave në sektorin e shëndetësisë
” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
Koeficientet e pagave në sistemin gjyqësor
” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
Koeficientet e pagave në sistemin prokurorial
” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
Koeficientet e pagave për funksionarët e lartë publikë

x