fbpx

Psikologu shqiptar i reagon ashpër Mehmet Krajës, i cili i quajti femrat me shami “të kufizuara në mendje”…!

HomeLajmeKosovë

Psikologu shqiptar i reagon ashpër Mehmet Krajës, i cili i quajti femrat me shami “të kufizuara në mendje”…!

Ka kohë që po ndalen ofendimet ndaj femrave muslimane ndër shqiptarët. Gjithandej etiketime, sharje, përbuzje dhe urrejtje. Tani së fundmi njëjtë kështu ka vepruar edhe akademiku Mehmet Kraja.

Kryeakademiku i Kosovës në një intervistë dhënë këto ditë ka komentuar edhe çështjen e shamisë, e cila ishte temë e nxehtë gjatë javëve të kaluara. Natyrisht duke përmendur edhe Qeverinë që po refuzon të ndryshojë një udhëzim administrativ të vitit 2014 që ndalon vajzat në shkollë të mesme të bartin shaminë.

Mehmet Kraja, si një pseudo-psikolog konstaton se shamia është e dëmshme edhe për zhvillimin mendor të femrës.

Ai ka thënë se shamia vë kufizime mendore tek femrat.

“Çështja e shamisë është e dëmshme për emancipimin e vajzës. Emancipimi i vajzave është problem i madh në Kosovë. Nuk është kufizim vetëm shamia, që vë kufizime vetëm në pamjen e saj, (por, shamia) vë kufizime në perceptim, në zhvillim të mendimit, në lirinë e mendimit. Sepse ajo vajza që vendos shami, është e kufizuar. Është nën diktat.” – thotë z. Kraja pa cituar ndonjë hulumtim ose pa dhënë ndonjë provë për ato që thotë.

Përveç reagimeve të shumta që vijnë nga opinioni shqiptar, sot ka reaguar edhe psikologu shqiptar nga Ferizaj i cili e cilëson Krajën si një mediokër dhe i paditur.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të psikologut në llogarinë e tij në Facebook:

Letër publike Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, z.Mehmet Kraja

Baca Mehmet,

Po të drejtohem me “Baca Mehmet”, sepse të shoh vetëm si një njeri në të 70-at. Sikur të të shihja si ndonjë dijetar, në sytë e mi nuk do ishe vetëm një bac, por një shkelqësi ose i përndritur. Për fatin e keq, një injorant si ju mban ulësen e udhëheqësit të një institucioni si ASHARK, e që dihet botërisht që ky institucion në vend se të jetë koka e zhvillimit të vendit, shkaku i injorantëve si puna jote ka mbetur zorra e trashë e këtij vendi. Keq!

Ku e merr guximin, ti, me paditurinë tënde të flasësh për çështje fundamentale të fesë Islame, e ta lidhësh praktikimin e ndonjërës prej tyre me probleme psikike. Kush je ti që thua se shamia qenka e dëmshme, e që sipas teje ajo vë kufizim mendor. Kush je ti? Ku e “di” ti? Kush të ka thënë? Ku e ke lexuar një gjë të tillë? Kush është ai budalla që t’ka keqinformuar sepse nuk besoj ta kesh lexuar diku, ngase nuk ekziston një diçka e tille as si definicion, e as si mendim. Ku dole ti, shkrimtari mediokër, i vendosur gërditshëm në krye të ASHARK, me pohime të tilla, me tendenca kaq të sëmura, me nxitje urrejtjeje, ta bësh psikologun? Kush n’dreq je ti? Çfarë kualifikimi ke? Hë pra, na thuaj!

Unë jam psikolog klinik i licencuar nga MSH e RKS dhe, dëshmoj publikisht që ke deklaruar diçka të pavërtetë dhe ajo e pavërtetë përbën fyerje, nxitje të mosdurimit, urrejtjes dhe përçarjes!

Nxitja e urrejtjes dënohet me ligj dhe, kërkoj që ti ta zgjosh ndërgjegjen, të shkosh në stacionin më të afërt policor, të dorëzohesh dhe të kërkosh procedim të mëtutjeshëm për veprën penale të cekur më lart. Policia të dërgon në prokurori, e mëpastaj ti duhet të shkosh të “flladitesh” pak brenda mureve të burgut!

Nëse ti nuk dënohesh për veprën penale nga neni 141, për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes e mosdurimit, atëherë drejtësia ka ngordhur në këtë vend!

N’burg, Mehmet, n’burg duhet t’shkosh!

Kreshnik Avdiu, MSc.

Psikolog Klinik.

x