Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

1 minute, 59 seconds Read

Bastisjet e policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, kanë shkaktuar reagime të forta te besimtarët myslimanë. Por përse në këtë vend të shenjtë shpeshherë ndodhin ngjarje të dhunshme?

Xhamia AL-Aksa

Al-Aksa shtrihet në zemër të qytetit të vjetër të Jerusalemit në një kodër të njohur për hebrenjtë si Har ha-Bayit ose Mali i Tempullit, dhe për myslimanët si al-Haram al-Sharif.

Myslimanët e konsiderojnë këtë vend si vendin e tretë më të shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës. Al-Aksa është emri i dhënë për të gjithë kompleksin, si dhe është shtëpia e dy simboleve të shenjta myslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, e njohur gjithashtu si Xhamia Qibli, ndërtuar në shekullin e 8-të pas Krishtit.

Kompleksi ka pamje nga Muri Perëndimor, një vend i shenjtë lutjesh për hebrenjtë. Hebrenjtë besojnë se mbreti biblik Solomon ndërtoi tempullin e parë atje 3000 vjet më parë. Një tempull i dytë u shkatërrua nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Izraeli e pushtoi vendin në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë me pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor dhe pjesëve fqinje të Bregut Perëndimor në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Pse është AL-Aksa një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kompleksi Al-Aksa ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë e dhunës vdekjeprurëse mbi çështjet e sovranitetit dhe fesë në Jerusalem.

Sipas një marrëveshje që ruan paqen në zonë, jomyslimanët mund të vizitojnë këtë vend, por vetëm myslimanët lejohen të adhurojnë e të falen brenda në kompleksin e xhamisë.

Mirëpo vizitorët hebrenj kanë filluar të luten hapur në këtë vend, në kundërshtim me rregullat dhe kufizimet izraelite për aksesin e besimtarëve myslimanë. Kjo ka çuar në protesta dhe shpërthime dhune.

Përplasjet në atë vend në vitin 2021 kontribuuan në fillimin e një lufte 10-ditore me Gazën. Në vitin 2000, politikani izraelit Ariel Sharon, në atë kohë lider i opozitës, udhëhoqi një grup ligjvënësish izraelitë në kompleksin Temple Mount/al-Haram al-Sharif. Palestinezët protestuan dhe pati përleshje të dhunshme që u përshkallëzuan shpejt në kryengritjen e dytë palestineze, e njohur gjithashtu si Intifada Al-Aksa.

Publikime te ngjashme