fbpx

Pse dha dorëheqje zyrtari i SHKK’së Ali Gashi, Rasti i dhunimit të 11-vjeçares

HomeLajmeKosovë

Pse dha dorëheqje zyrtari i SHKK’së Ali Gashi, Rasti i dhunimit të 11-vjeçares

Ali Gashi, Drejtor i Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë deklaruar se dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, meqë një prej të dyshuarve për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

“Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje  Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim.

x