PSD-ja me karikaturë për Kurtin, vazhdojnë ta paraqesin si Pinokio

1 minute, 29 seconds Read

Partia Socialdemokrate po e shëmbëllen figurën e kryeministrit të Albin Kurtit me atë të Pinokios, duke e paraqitur me hundë të rritur, gjë që Pinokios i ndodh sa herë që tregon një gënjeshtër.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka shpërndarë një karikaturë të krijuar për Kurtin, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që pritet të organizohet nga ta më 25 mars kundër marrëveshjes së Ohrit.

“Sot behen 2 vite nga fillimi i punes se qeberise Kurti. Shpresa e shumices se votuesve po kthehet ne deshprim qytetar”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

2 vite mashtrim!

Sot behen 2 vite nga fillimi i punes se qeberise Kurti. Shpresa e shumices se votuesve po kthehet ne deshprim qytetar.

Kapja e shteti po behet me shpejtesine e vajit ne tepsi. Nuk ka bord pa militante partiak e nuk ka emerime pa familjare.

Ligjet e kontrollit po votohen cdo dite, shpresa e vetme eshte qe Gjykata Kushtetuese te reagoje dhe te parandalohet kontrolli i qeverise mbi institucionet e pavarura dhe qytetaret.

Zhvillimi ka ngecur totalisht. Inflacioni ne qiell e paga pertoke. Kjo qeveri mashtroi mijera nepunes publik duke i genjyer per rritjen e pagave.

Korrupsioni po lulezon. Takimet me oligarket vetem sa jane shtuar. Martin Berishaj eshte shembulli se si aferat korruptive tolerohen dhe mbrohen nga krejt aparati shtetror.

Politikat e arsimit nuk ekzistojne. Shendetesia eshte epr mjerim, duke bere qe te lulezoje biznesi i spitaleve private.

Transparenca nuk ekziston. Nuk ballafaoqhen as ne debate, as nuk e njoftojne publikun per gjerat me te rendesishme. Toyalisht te mbyllur ne bunker.

E fundit por me e rendesishmja, eshte kapitullimi ne dialog. Zajednica eshte bere kryefjala e dialogut, per shkak te veprimeve avantureske te kesaj qeverie.

Protestojme!
25 mars, ora 14:00
Kunder marreveshjes!
Kunder mashtrimit! 

Publikime te ngjashme