Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aktivitet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, PSD ia ka shtruar tepihun e kuq ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Sipas PSD, QKUK është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur a ka pas ndonjë ndryshim nga qeveria e shpresës e 14 shkurtit.
“Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve”, shkruan në komunikatën e PSD-së.
“I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat”.
“Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve”.