PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani i mbetët Gjykatës Kushtetuese të vendos për shkarkimin përfundimtar!

HomeLajmeShqiperi

PS shkarkon Metën me 104 vota pro, tani i mbetët Gjykatës Kushtetuese të vendos për shkarkimin përfundimtar!

Kuvendi ka shkarkuar me 104 vota pro Presidentin Ilir Meta. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim.

Pak më parë me 104 vota pro u votua dhe raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Ora News mëson se në Kuvend nuk ishin të pranishëm Ministrja Olta Xhaçka, Fidel Ylli, Korab Lita, Rudina Hajdari Amra Borova dhe Agron Kapllanaj

Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.

Kuvendi i Shqipërisë, është mbledhur në orën 10;00, ku dhe ka miratuar raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur këtë kuvend “një partiak”.

Meta disa herë është shprehur se do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

COMMENTS