fbpx

Protesta në Itali, qytetarët të zemëruar me masat e reja kufizuese: Jemi në prag të kolapsit

HomeLajmeBota

Protesta në Itali, qytetarët të zemëruar me masat e reja kufizuese: Jemi në prag të kolapsit

Një valë protestash kundër masave kufizuese anti-COVID-19 ka përfshirë prej ditësh shumë qytete italiane. Qytetarë ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar nga vendimet e marra sipas të cilave baret dhe restorantet mbyllen nga ora 18 deri në orën 6 të mëngjesit apo shumë aktivitete të tjera janë mbyllur plotësisht.

Protestat ndonëse nisin në mënyrë paqësore përfundojnë në konfrontime me policinë duke plaçkitur dyqane apo duke u vendosur flakën koshave të plehrave. E njëjta situatë ishte edhe mbrëmjen e djeshme në Romë e jo vetëm. Rreth 150 mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë Forza Nuova u mblodhën në Piazza del Popolo, dhe u përleshën me policinë.

“Nuk ka më punë, nuk ka perspektivë për të ardhmen, ne nuk mund t’i ushqejmë fëmijët tanë. jemi në prag të kolapsit, kjo qeveri nuk po na jep atë që kemi pritur për kaq shumë muaj. Ne spontanisht dalim në rrugë në një mënyrë paqësore, por me të vërtetë na duhet një e ardhme dhe rregulla të qarta, sepse të gjitha bizneset po mbyllen. Brenda një vit ekonomia italiane do të jetë një shkretëtirë. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu”, shprehet Alessandro Marucci, anëtar i Ligës.

Ndërsa qytetarët protestonin në rrugë kryeministri Conte bëri me dije se qeveria miratoi një paketë të re masash për të mbështetur bizneset e goditura nga kufizime e reja. Kjo paketë përfshin grante, lehtësime tatimore dhe fonde shtesë për skemat e ndërprerjes së përkohshme.

“Këshilli i Ministrave sapo ka miratuar një dekret të ri me vlerë totale prej 5.4 miliardë euro që do të përdoret për të siguruar burime të menjëhershme për përfitimin e kategorive të operatorëve ekonomikë dhe punëtorëve të cilët preken drejtpërdrejt nga kufizimet e përfshira në dekreti i fundit”, thotë kryeministri italian.

Qeveria ka premtuar se nuk do të ketë më përsëritje të vonesave në shpërndarjen e ndihmës financiare për bizneset që u prekën gjatë valës së parë të epidemisë.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj u raportua për 21.994 raste të reja me coronavirus dhe 221 viktima, hera e parë që Italia regjistroi më shumë se 200 viktima në një ditë të vetme që nga mesi i muajit maj.

COMMENTS