Promovohet Leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”

HomeKosovë

Promovohet Leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”

Me 17 mars 2021,  në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është promovuar, Vëllimi III, VENDBANIMET RURALE M-ZH si vazhdim i projektit afatmesëm i  Leksikonit “VENDBANIMEVE TË KOSOVËS – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale”.

Projekt i cili shënon një sukses të madh për ASHAK-un, duke plotësuar mungesen e deritashme, të një botimi monografik në fushën e botimeve enciklopedike, multidiciplinare të  dhënave shkencore për vendbanimet, krijimin dhe zhvillimin e tyre hapësinor-fizik, demografik dhe funksional.   

Si nismë për realizimin e këtyre vëllimeve enciklopedike ishte ideja e Akademik Hivzi Islami, i cili këtë ide e shndërroj në projekt së bashku me ndihmën e profesorëve Ibrahim Ramdani, Valbon Bytyqi dhe Arsim Ejupi të cilët në bashkëpunim me 35 bashkautorë, të cilit ishin ekspert nga fusha e gjeografisë, historisë, sociologe, planerë, ekonomistë, administratorë komunalë.

Qëllimi kryesor i realizimit të këtij Leksikoni ishte: 1) Krijimi i një fondi te sistemuar te informatave dhe njohurive gjeohapësinore për vendbanimet urbane, rurale dhe ato te tipit të përzier, 2) Gjithëpërfshirja e të dhënave dhe publikimi për herë të parë për të gjitha vendbanimet e Kosovës, 3) Hulumtimi shumëdimesional i vendbanimeve që i tejkalon suazat e të dhënave të ngushta, të përgjithshme gjeohapësinore dhe përmban fakte historike, gjeopolitike, sociologjike, etnologjike, kulturore, 4) Përpilimi i databazës së të dhënave shkencore të cilat do të shërbejnë per hulumtimet e mëvonshme, të hollësishme për vendbanimet, tipet, funksionet, sistemin, rrjetin, zgjerimin hapësinor, rritjen demografike, resurset natyrore etj. 5) Mundësia e përdorimit të fondit të të dhënave të mbledhura për qëllime aplikative, për planifikim hapësinor, urbanistik dhe shoqëror për mjedisin jetësor, motivet dhe potencialet turistike, për statistikën dhe administratën në veçanti për ndërmarrjen e masave për parandalimin e rrjedhave të pavolitshme sociale dhe demografike (eksodi rural dhe proceset shpopulluese në vendbanimet e zonave kodrinore-malore) dhe riorganizimin funksional me qëllim të shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, humane dhe materiale. 6) Popullarizimi i njohurive shkencore mbi vendbanimet e Kosovës dhe pasqyren e evolucionit të terësishëm fizik, shoqëror dhe kulturor të tyre, 7) Informimi i opinionit të gjërë të lexuesve për pasqyrën gjeografike-historike dhe tendencat zhvillimore të vendbanimeve tona.

VËLLIMI I – QENDRAT URBANE, është përuruar me 6 shtator 2018, në mjediset e ASHAK-ut, ka 553 FAQE, ku janë paraqitur 37 Qendrat Urbane: Prishtina si metropol republikan, dhe 6 qendrat mezoregjionale: Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaj dhe Gjilani, dhe vazhdohet me dhe 6 qendrat tjera Urbane: Vushtria, Suhareka, Podujeva, Kaçaniku, Rahoveci, Fushë Kosova, si dhe 24 selitë komunale apo qendrat e urbanizuara.

VËLLIMI II – VENDBANIMET RURALE A-LL, u botua Me 24 shtator 2019.  Në këtë vëllim janë 736 vendbanimet rurale të Kosovës të përmbledhura në 736 faqe. 

VËLLIMI III – VENDBANIMET RURALE M-ZH, përfshin 694 vendbanime rurale të përmbledhura në 734 faqe.   

Të gjitha Vëllimet, paraqesin një punim tejet të rëndësishëm, prej 2023 faqesh, në të cilat lexuesi do të njihet me veçoritë fizike-hapësinore (ndërtimin gjeologjik-tektonik, relievin, hidrografinë, tokat e bimësinë), funksionale dhe demografike (fizionominë e funksionin, ecurinë e numrit të popullsisë ndër vite, strukturën etnike, migrimet e brendshme dhe të jashtme, aktivitetin ekonomik të popullsisë, punësimin, fondin bujqësor e blegtoral, infrastrukturën, dëmet e luftës, trashëgiminë natyrore e kulturore etj.

Botimi përmban të dhëna, fakte dhe informata relevante nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik, pastaj të dhëna për dhunën, krimet, masakrat dhe dëmet materiale që i shkaktoi regjimi fashisoid e gjenocidal i Serbisë , e shënime të tjera. Të dhënat burimore dhe origjinale shkencore-enciklopedike për evolucionin cilësor dhe sasior të vendbanimeve të Kosovës mundësuan ndërtimin e tablosë së vërtetë të krijimit, të dinamikës së jetës dhe të rrjedhave zhvillimore të vendbanimeve urbane dhe rurale, të kaluarën dhe të sotmen e tyre.

Me këtë leksikon do të pasurohet fondi i të dhënave për shkencat gjeohapësinore, dijet sociale, pushtetin lokal dhe opinionin profesional e të gjerë, pastaj do të krijohet databaza e të dhënave shkencore që do të shërbejë për hulumtimet e mëvonshme, të hollësishme të vendbanimeve, për tipet, funksionet, sistemin, rrjetin, zgjerimin hapësinor-fizik dhe rritën demografike të tyre etj., sikundër dhe për qëllime aplikative të drejtpërdrejta apo të tërthorta: për planifikimin hapësinor, urbanistik dhe shoqëror, pastaj për motivet dhe potencialet turistike, për statistikën dhe administratën, në veçanti për parandalimin e rrjedhave të pavolitshme sociale dhe demografike etj.

Botimi është një paralajmërues se para syve tanë po ndodhë braktisja e pakontrolluar dhe shpopullimi intensiv i fshatrave si pasojë e faktorëve repulsive dhe rrjedhimisht rënia e normës së lindshmërisë dhe zvogëlimi i shtimit natyror dhe i rritjes së përgjithshme të popullsisë etj.

COMMENTS