Vdekja e Lulzim Kryeziut, afarist i njohur në Kosovë, ka pikëlluar shumë kolegë ë bashkëpunëtorë të tij.
Sipas policisë, viktima është gjetur i varur në një objekt në fshatin Mleqan të Malishevës.
Rasti në prokurori është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes”, tha Batusha.